EN | BA

Dr. Hosseini Alast: Irani e urren terrorin MEK i cili bëri luftë për njerëzit e tyre dhe atdheun e tyre

Rivalëve dhe aktivitetit të armiqëve të Republikës Islamike të Iranit është hequr mundësia për çdo lloj programacioni.

Pyetje_3: Çfarë të përbashkëta kulturore të tjera shihni ju midis dy popujve  iranian dhe shqiptar?

Kemi plot të përbashkëta me popullin shqiptar, siç janë mënyra e jetesës, ngjashmëritë në gjuhë, letërsi, proverba si dhe përdorimin e fjalëve të përbashkëta sidomos nga poetët, letrarët dhe mistikët e mëdhenj iranianë në Shqipëri, si Saadiu, Hafizi, Mevlana dhe Khajami. Po ashtu ekzistenca plot mirësi dhe e bekuar e Muhamed Naim Frashërit poeti i madh dhe hero kombëtar i Shqipërisë i cili ka shkruar në libër me poezi në gjuhën perse apo edhe epopenë kombëtare shqiptare me titull “Qerbelaja”, është në këtë vazhdë. Dhe më në fund muzika popullore shqiptare është  plotësisht e ngjashme me zhanret e muzikave që luhen në krahinat e Iranit. Sidoqoftë të përbashkëtat  ndërmjet dy kulturave iraniane dhe asaj shqiptare janë shumë të zgjeruara dhe të gjithëanëshme.

Pyetje_4: Disa vite më parë, anëtarët e organizatës terroriste Moxhahedin_e Kholk u dislokuan në Shqipëri duke e shndërruar këtë vend në qendër të aktiviteteve anti iraniane. Çmendim keni për këtë?

Populli ynë i urren dhe i cilëson kriminelë këta, të cilët i hapën luftë popullit dhe atdheut të tyre. Unë nuk kam ndonjë gjë specifike për të thënë lidhur me këtë rast sepse në thelb puna ime është kulturore dhe shumë pak i qasem çështjeve të tilla, por e shoh të pamundur që ky grup i vogël të ringjallë veten.

Pyetje_5: Pse Shqipëria mori vendim q[ të jetë mikpritëse e një organizate të tillë terroriste?

Nuk mendoj që kjo të jetë një vendimmarrje shqiptare, kjo e vërtetë e hidhur i është imponuar shqiptarëve. Ndoshta në këtë mes ka pasur edhe individë të cilët kanë përfituar.

Pytje_6: Në dhjetor të vitit 2018 shteti shqiptar për shkak të akuzës së pjesëmarrjes të Iranit në planin e terrorit të anëtarëve të organizatës Moxhahedin_e Kholk dëboi dy diplomatë iranianë , si e vlerësoni këtë veprim?

Unë mendoj që edhe ky veprim nuk u ndërmor nga pala shqiptare por ishte një veprim i hartuar dhe programuar jashtë Shqipërisë. Deklarata e ministrisë së jashtme të Shqipërisë po ashtu e pohon këtë fakt. Dy diplomatët iranianë ishin shumë të fisëm dhe të respektuar dhe kurrë nuk dolën nga kuadri zyrtar dhe ligjor dhe akuzat që ju bënë atyre ishin plotësisht të pabazuara. Por ky është karakteri i armiqëve të Iranit  të cilët gjithnjë përfitojnë jo burrërisht nga akuzat dhe propaganda mediatike. Dy diplomatët iranianë kishin ndikim të madh dhe ishin shumë aktivë në fushën e marrëdhënieve dypalëshe. Natyrisht që armiqtë e dy popujve të Iranit dhe Shqipërisë nuk mundën që të duronin këta dy elementë të dobishëm dhe plot vlera.

Pyetje_7: E përjavshmja gjermane Spiegel, në fillim të këtij viti zbuloi se tre herë në javë  bëjnë ushtrime të tilla si prerje koke me thikë, thyerje të dorës, shpim të syrit, prerje veshësh dhe buzësh. Cili është opinioni juaj për këto stërvitje dhe cili është objektivi.

Po edhe unë i kam dëgjuar nëpër lajme këto gjëra, mendoj që duhet menduar më shumë rreth vërtetësisë të këtyre lajmeve. Ka gjasa që të jetë një lajm i manipuluar me qëllim që të hiqen akuzat ndaj munafikëve, natyrisht në të njëjtën kohë ishte edhe paralajmërues.